Izraeli vret disa palestinezë në sulmet e reja në Gaza     / Foto: AA

Izraeli ka vrarë pesë persona, duke përfshirë fëmijë, pasi goditi pjesë të ndryshme në Gazën e rrethuar, njoftoi agjencia palestineze e lajmeve WAFA.

Agjencia tha se sulmet izraelite vranë dy fëmijë, një djalë të vogël dhe motrën e tij dhe plagosën të tjerë në kampin Shaboura në Rafah.

Burimet mjekësore thanë gjithashtu se tre palestinezë, përfshirë një fëmijë, u vranë pasi Izraeli bombardoi një apartament në kampin Nuseirat në Gazën qendrore.

TRT Balkan / agjencitë