Jordania: Sulmet ndaj UNRWA-s, plan për të likuiduar çështjen palestineze /     Foto: AA

Ministri i Jashtëm jordanez, Ayman al-Safedi, tha se “përpjekja për vrasje politike” e Izraelit ndaj Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punën për Refugjatët në Palestinë (UNRWA) është pjesë e një plani më të gjerë për likuidimin e çështjes palestineze.

Safadi u takua me Komisarin e Përgjithshëm të UNRWA Philippe Lazzarini në Aman.

“Fatkeqësia humanitare në Rripin e Gazës po përkeqësohet me vazhdimin e sulmeve izraelite”, tha Safadi pas takimit, duke shtuar se sasia e ndihmave humanitare që hyjnë në Gaza nuk përmbush as nevojat dhe kërkesat minimale të palestinezëve.

Safadi vuri në dukje se aftësia e UNRWA për të ofruar shërbimet e saj është e kufizuar për shkak të presionit nga forcat izraelite.

"Përpjekja politike e Izraelit për të vrarë UNRWA është pjesë e një plani më të gjerë për të likuiduar çështjen palestineze", tha Safadi.

Kreu i UNRWA, Lazzarini, u tha gazetarëve se në Rripin e bllokuar të Gazës ka rreth 17.000 fëmijë jetimë dhe se rreth 20.000 fëmijë janë të zhdukur.

Duke theksuar se të paktën 190 punonjës të UNRWA-s u vranë në sulmet izraelite, Lazzarini tha se më shumë se gjysma e infrastrukturës së organizatës së OKB-së në Gaza u shkatërrua.

“UNRWA është në vështirësi financiare. Jemi përballë armiqësive të hapura dhe të ashpra dhe kërkojmë ndjekjen penale të përgjegjësve të kësaj situate”, tha Lazzarini.


AA