Kabineti i sigurisë i Izraelit miratoi marrëveshjen e armëpushimit me Libanin të martën vonë.
Presidenti i ShBA-së Joe Biden konfirmoi se Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për marrëveshjen, e cila do të hyjë në fuqi në orën 04:00 të mëngjesit me kohën lokale (0200 GMT) të mërkurën.
“Kabineti i Sigurisë, këtë mbrëmje, me një votim 10-1, miratoi propozimin e ShBA-së për një marrëveshje armëpushimi në Liban”, njoftoi zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu.
“Izraeli vlerëson kontributin e ShBA-së në proces dhe ruan të drejtën e tij për të vepruar kundër çdo kërcënimi për sigurinë e tij”, shtohet në njoftim.
Sipas marrëveshjes së armëpushimit, ka thënë Biden, luftimet midis forcave izraelite dhe grupit libanez Hezbollah përgjatë kufirit libanezo-izraelit do të ndalen herët të mërkurën.