Presidenti kinez, Xi Jinping dhe presidenti rus, Vladimir Putin, do të marrin pjesë në samitin e G20 në Indonezi, bëri të ditur presidenti indonezian, Joko Widodo, i cili do të jetë nikoqir i takimit të këtij viti.
"Xi Jinping do të vijë. Presidenti Putin gjithashtu më ka thënë se do të vijë", tha Widodo në një intervistë për median amerikane Bloomberg.
Samiti i 17-të i krerëve të shteteve dhe qeverive të G20 do të zhvillohet në nëntor në ishullin turistik indonezian Bali.
G20 është një platformë strategjike shumëpalëshe që lidh ekonomitë kryesore të zhvilluara dhe ato në zhvillim, që përfaqëson më shumë se 80 për qind të PBB-së botërore, 75 për qind të tregtisë ndërkombëtare dhe 60 për qind të popullsisë botërore.
Anëtarët e G20 janë Argjentina, Australia, Brazili, Kanadaja, Kina, Franca, Gjermania, India, Indonezia, Italia, Japonia, Republika e Koresë, Meksika, Rusia, Arabia Saudite, Afrika e Jugut, Türkiye, Mbretëria e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian. Spanja është gjithashtu e ftuar si mysafire e përhershme.
19 Gus 2022
Kina dhe Rusia konfirmojnë prezencën në samitin e G20 në Indonezi
Samiti i 17-të i krerëve të shteteve dhe qeverive të G20 do të zhvillohet në nëntor në ishullin turistik indonezian Bali.
AA
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.