Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se përfundimi i mandatit të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, nuk do të ndikojë ndaj "operacionit special ushtarak".
Në pyetjen e gazetarëve nëse përfundimi i mandatit të presidentit ukrainas Zelenskyy do të ndikojë ndaj "operacionit special ushtarak" të Rusisë në Ukrainë, Peskov tha: "Jo. Operacioni special ushtarak vazhdon".
Duke tërhequr vëmendjen se në disa qytete ruse janë kryer sulme nga ushtria ukrainase, Peskov tha se për këtë arsye ushtria ruse vazhdon të krijojë një zonë sigurie në Ukrainë.
Mandati 5-vjeçar i Zelenskyyt, i cili fitoi zgjedhjet presidenciale në Ukrainë në vitin 2019, përfundon që nga sot.
Zgjedhjet presidenciale të cilat duhej të mbaheshin më 31 mars u anuluan për shkak të vazhdimit të gjendjes ushtarake të shpallur më 24 shkurt 2022 pas fillimit të luftës me Rusinë.