Kremlini: Nuk planifikojmë të aneksojmë më shumë zona në Ukrainë.     Foto: AA

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se sistemet e mbrojtjes ajrore Patriot që Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) do të dërgojnë në Ukrainë do të jenë një objektiv legjitim i ushtrisë ruse.

Duke iu drejtuar gazetarëve në kryeqytetin Moskë, Peskov vlerësoi vizitën e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Duke iu përgjigjur një pyetjeje nëse sistemet Patriot që ShBA do të dërgojnë në Ukrainë do të jenë një "objektiv legjitim" i ushtrisë ruse, Peskov tha: “Po, sigurisht, si dhe të gjitha armët e përdorura nga ushtria ukrainase, sepse një nga qëllimet e operacionit special ushtarak është çmilitarizimi i Ukrainës”.

Ai tha se rritja e furnizimit me armë në Ukrainë nuk kontribuoi në zgjidhjen e situatës aktuale.

"Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të luftojnë kundër Rusisë, de fakto dhe indirekt, derisa të mbetet ukrainasi i fundit", tha ai, duke komentuar vizitën e Zelenskyt në Uashington.

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken njoftoi dje se do t'i japë Ukrainës 1.85 miliardë dollarë ndihmë ushtarake, duke përfshirë sistemet e mbrojtjes ajrore Patriot.

AA