Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) Rafael Grossi bisedoi të enjten me ministrin e Punëve të Jashtme të Iranit Abass Araghchij në kuadër të vizitës së tij në Iran për të diskutuar për programin bërthamor të Iranit.
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme Esmaeil Baghaei i quajti bisedimet mes dy palëve "shumë të rëndësishme".
Programi bërthamor i Iranit "ka qenë gjithmonë paqësor", tha zëdhënësi, duke theksuar gatishmërinë e Iranit për të bashkëpunuar me agjencitë bërthamore të OKB-së për të zgjidhur çdo mosmarrëveshje në lidhje me programin bërthamor.
Grossi mbërriti në Teheran të mërkurën në mbrëmje për një vizitë dyditore gjatë së cilës pritet të takohet edhe me presidentin iranian Masoud Pezeshkian.
Vizita vjen në kohën e një konflikti midis Iranit dhe Perëndimit lidhur me programin e tij bërthamor.
Ish-presidenti amerikan Donald Trump në vitin 2018 u tërhoq njëanshëm nga marrëveshja bërthamore me Iranin e arritur në vitin 2015 dhe riktheu sanksionet ndaj Teheranit.