Kryeministri i Irakut, Mohammed Shia al-Sudani, ka mbërritur në Teheran në kuadër të një vizite zyrtare për bisedime me zyrtarët iranianë.
Pas mbërritjes, kryeministri Al-Sudani u prit me një ceremoni zyrtare në Pallatin Saadabad nga presidenti iranian, Masoud Pezeshkian.
Zyra e kryeministrit irakian njoftoi se Al-Sudani do të diskutojë për marrëdhëniet dypalëshe dhe zhvillimet rajonale me zyrtarët iranianë.
Vizita e kryeministrit irakian në Teheran vjen pas rënies së regjimit sirian të Bashar al-Asadit muajin e kaluar dhe në mes të luftës gjenocidale të Izraelit në Rripin e Gazës, e cila që nga 7 tetori i vitit 2023 ka vrarë të paktën 46 mijë palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë.
AA