Kuvajti zbulon sasi të mëdha të naftës dhe gazit         / Foto: AA

Kompania kuvajtiane "Kuwait Petroleum" njoftoi se një sasi e madhe nafte dhe gazi u zbulua pranë ishullit Faylake në lindje të vendit.

Në deklaratën e kompanisë thuhet se një sasi e madhe nafte dhe gazi u zbulua në një fushë pranë ishullit Feyleke.

Sipas vlerësimeve fillestare, rezervat e hidrokarbureve të zbuluara në një fushë prej 96 kilometrash katrorë janë afërsisht 2,1 miliardë fuçi naftë e lehtë dhe 5,1 trilionë kub gaz natyror.

Rezerva e zbuluar e naftës korrespondon me prodhimin 750-ditor të Kuvajtit, i cili prodhon afërsisht 2,8 milionë fuçi naftë në ditë, sipas të dhënave të OPEC-ut.

TRT Balkan / agjencitë