Çmimet e naftës në tregun botëror u rritën sot pas dobësimit të dollarit për shkak të kolapsit të papritur të Silicon Valley dhe Signature Bank.
Megjithatë, rëniet e mëtejshme të çmimeve u kufizuan pasi administrata amerikane u zotua për përpjekje vendimtare për të mbrojtur ekonominë amerikane.
Çmimi i referencës ndërkombëtare i naftës Brent mëngjesin e sotëm ishte 83,03 dollarë për fuçi, pas rritjes së çmimit prej 0,30 për qind.
Standardi amerikan West Texas Intermediate (WTI) u vendos në 76,91 dollarë për fuçi, pasi u rrit me 0,29 përqind.
Rënia e vlerës së dollarit amerikan bëri që çmimet e naftës të rriten duke e bërë më të lehtë për blerësit që përdorin monedha të tjera për të tregtuar naftën.
Indeksi i dollarit amerikan, i cili mat vlerën e dollarit kundrejt monedhave të tjera, ra 0,58 për qind në 103,54 pasi dy bankat kryesore amerikane, Silicon Valley Bank dhe Signature Bank, ranë.
Megjithatë, zyrtarët amerikanë thanë se po ndërmarrin veprime vendimtare për të mbrojtur ekonominë amerikane, duke shtuar se qytetarët do të kenë qasjes në paratë e tyre nga e hëna, më 13 mars dhe se taksapaguesit nuk do të kenë asnjë humbje në lidhje me kolapsin e bankave.