Ministri i Jashtëm rus Sergey Llavrov të hënën u takua me zyrtarë të lartë sauditë, në mes të një vizite zyrtare në kryeqytetin e vendit Riad.
Në deklaratën fillestare të Ministrisë së Jashtme ruse, u tha se Llavrov zhvilloi bisedime me Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit (GCC), Jasem Mohamed Albudaiwi, gjatë të cilave ai shpjegoi zhvillimin e lidhjeve me vendet e Gjirit, si një prioritet të rëndësishëm për Moskën.
“Është me të vërtetë një prioritet i rëndësishëm për ne që të promovojmë marrëdhëniet me vendet e Gjirit, si në fushën e ekonomisë, teknologjisë, tregtisë dhe, natyrisht, në shumë çështje ndërkombëtare”, tha Lavrov gjatë fjalës së tij hapëse.
Lavrov më tej shtoi se rajoni i Gjirit është gjithmonë në krye të agjendës aktuale.
Nga ana tjetër, Albudaiwi u shpreh se të gjitha vendet e GCC-së i kushtojnë një rëndësi të madhe marrëdhënieve të tyre me Moskën, dhe se presin të dëgjojnë nga Llavrov për mënyrat për të zgjeruar këto lidhje.
Diplomati i lartë rus më vonë zhvilloi bisedime me homologun e tij saudit Princin Faisal bin Farhan, megjithëse nuk janë dhënë detaje të mëtejshme nga Moska mbi atë që u diskutua gjatë takimit.
Ndërkohë, Ministria e Jashtme saudite shkroi në X se të dy diplomatët shqyrtuan lidhjet dypalëshe dhe mënyrat për të përmirësuar bashkëpunimin e përbashkët, si dhe diskutuan zhvillimet më të fundit në agjendën rajonale dhe ndërkombëtare.
Llavrov mbërriti në kryeqytetin saudit të dielën vonë dhe është planifikuar të marrë pjesë në takimin e 7-të ministror të Dialogut Strategjik Rusi-GCC më vonë të hënën.