Ministri libanez i Shëndetësisë, Firas al-Ebyad, raportoi se mbi 4 mijë persona janë vrarë dhe mbi 16 mijë janë plagosur si pasojë e sulmeve të Izraelit në Liban që nga 8 tetori 2023.
Ministri Al-Ebyad, në një konferencë për media në zyrën e ministrisë në Bejrut, në lidhje me pasojat e sulmeve të Izraelit ndaj vendit të tij, tha se "deri më tani 4.047 persona u vranë, ndërsa 16.638 të tjerë u plagosën në sulmet izraelite".
Sipas tij, 645 persona humbën jetën dhe 1.983 u plagosën në Liban në një periudhë prej afërsisht një viti. Ministri libanez, Al-Ebyad, tha se pas 15 shtatorit 3.402 persona humbën jetën, ndërsa 14.655 u plagosën si pasojë e sulmeve izraelite.
Ai theksoi se 316 nga ata që humbën jetën në sulmet izraelite ishin fëmijë, ndërsa 790 ishin gra. Al-Ebyad tha se 1.456 fëmijë dhe 3.357 gra u mbijetuan sulmeve me plagë.