Macron: I indinjuar nga sulmet izraelite në Rafah / Photo: AA

Presidenti francez Emmanuel Macron shprehu "indinjatën" e tij të hënën për sulmet izraelite në Rafah, në jug të Rripit të Gazës.

“I indinjuar nga sulmet izraelite që vranë shumë njerëz të zhvendosur në Rafah”, shkroi Macron në Platformën X, duke shtuar:

"Këto operacione duhet të ndalen. Nuk ka zona të sigurta për civilët palestinezë në Rafah. Unë bëj thirrje për respektim të plotë të ligjit ndërkombëtar dhe një armëpushim të menjëhershëm."

Të paktën 40 persona u vranë dhe dhjetëra u plagosën të dielën mbrëma në një sulm izraelit në një kamp ku strehoheshin personat e zhvendosur në zonën e sigurt në Rafah.

Avionët izraelitë shënjestruan disa tenda në zonë, tha zyra e mediave, duke shtuar se janë përdorur raketa dhe bomba.

Më herët, Mbrojtja Civile e Gazës njoftoi se pas bombardimeve kanë transportuar 50 persona, përfshirë të vdekur dhe të plagosur. Zona e përmendur strehon të paktën 100.000 njerëz të zhvendosur.

TRT Balkan / agjencitë