Macron-Trumpit: Ki kujdes në negociatat për ti dhënë fund luftës në Ukrainë /                  Foto: AA

Presidenti francez Emmanuel Macron paralajmëroi homologun e tij amerikan Donald Trump që të jetë “i kujdesshëm” në negociatat për t'i dhënë fund luftës që Rusia po zhvillon kundër Ukrainës.

"Ne duam paqe dhe unë mendoj se nisma e Presidentit Trump është shumë pozitive. Por mesazhi im ishte: "Kini kujdes", sepse ne kemi nevojë për diçka thelbësore për Ukrainën... për sigurinë e Evropës dhe Francës", tha Macron në një intervistë për Fox News.

"Dhe, së dyti, ne po punojmë së bashku për të ardhmen në mënyrë që t'i ruajmë garancitë e sigurisë, domethënë të sigurohemi që Rusia do ta respektojë këtë paqe," shtoi ai.

Komentet e Macronit pasuan takimin e tij me Trump në Shtëpinë e Bardhë në përvjetorin e tretë të luftës në Ukrainë, ku ata diskutuan marrëdhëniet dypalëshe dhe negociatat për t'i dhënë fund luftës.

Macron tha se takimi i tij me Trump ishte "shumë strategjik dhe vendimtar".

Një armëpushim midis Rusisë dhe Ukrainës mund të arrihet në "javët e ardhshme", tha ai, raporton Fox News.

"Unë mendoj se ardhja e Presidentit Trump është një ndryshim i lojës. Dhe unë mendoj se ai ka aftësinë parandaluese me të cilën ShBA-ja mund të riangazhojë Rusinë," tha Macron në një deklaratë.

TRT Balkan / agjencitë
Kjo faqe përdor cookies. Duke vazhduar të shfletoni faqen, ju pranoni përdorimin e cookies.Politika e Cookies
Pranoj