Makina përplas turmën në Mynih, disa të plagosur.            Foto: AP

Një makinë është përplasur me një turmë në Mynih, në Gjermaninë jugore, të enjten, duke plagosur disa persona, raportojnë mediat lokale.

Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit gjatë një demonstrate sindikale.

Dëshmitarët thanë se panë njerëz që qanin pasi automjeti u përplas në turmë.

Policia e Mynihut tha në X se një operacion policor ishte duke u zhvilluar pranë Dachauerstrasse, por nuk dha detaje të mëtejshme.

Nuk dihet nëse ngjarja ishte një aksident apo nëse shoferi me dashje u fut në turmë.

Koha e incidentit ka rritur shqetësimet e sigurisë, pasi Mynihu po përgatitet të mirëpresë dhjetëra liderë dhe ministra botërorë nga më shumë se 60 vende për Konferencën e Sigurisë së Mynihut që fillon të premten.

TRT Balkan / agjencitë