Mbështetës të organizatës terroriste YPG/PKK sulmojnë një xhami në Gjermani.     /Foto: AA

Një xhami në Gjermani u vu në shënjestër të mbështetësve të organizatës terroriste YPG/PKK, njoftoi Unioni Turko-Islamik për Çështjet Fetare (DITIB).

Xhamia në Hanover, Saksonia e Poshtme, e cila është e lidhur me DITIB, ishte shënjestër e propagandës terroriste dhe fyerjeve drejtuar Türkiyes herët në mëngjesin 15 gushtit.

DITIB-ja njoftoi se menaxhmenti i xhamisë ishte informuar për sulmin nga besimtarët që merrnin pjesë në lutjen e mëngjesit.

Kryetari i xhamisë, Mehmet Zengin, tha se xhamia ka qenë e ekspozuar ndaj sulmeve të ngjashme edhe më parë.

Ai ka theksuar se besimtarët dhe zyrtarët janë të shqetësuar për sulmin, por nuk duan të lejojnë që në këtë mënyrë të prishet atmosfera e qetë dhe siguria në qytet.

Zengin u shpreh optimist se ngjarja do të zbardhet sa më shpejt, duke shtuar se shpreson që policia t’i gjejë dhe t’i arrestojë autorët.

TRT Balkan / agjencitë