Ministri turk i Mbrojtjes takohet me homologun nga Katari. / Foto: AA

Ministri turk i Mbrojtjes, Yaşar Güler, u takua sot me homologun e tij nga Katari Khalid bin Mohammad Al-Attiyah gjatë vizitës së tij në Doha, tha Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Türkiyes.

Takimi u mbajt në kryeqytetin e Katarit pasi Güler u mirëprit me një ceremoni ushtarake, tha ministria në X.

Ministria nuk ndau më shumë informacione lidhur me takimin.

Duke filluar nga e mërkura, Güler po zhvillon një vizitë zyrtare në Katar.

TRT Balkan / agjencitë