Mitsotakis kritikon Berlinin për pezullimin e traktatit të Shengenit /       Foto: AA

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis kritikoi të enjten Berlinin për vendimin e tij në fillim të kësaj jave për të pezulluar Shengenin në kufijtë e tij tokësorë.

“Kjo (çështja e emigracionit) po e mban të zënë Gjermaninë, por përgjigjja nuk mund të jetë shfuqizimi i njëanshëm i traktatit të Shengenit”, tha ai në një intervistë për transmetuesin Talk Radio.

“Hedhja e topit në vende të tjera nuk mund të tolerohet”, shtoi Mitsotakis.

Duke mbajtur qëndrimin se Greqia ka bërë pjesën e saj në ruajtjen e kufijve të saj, të cilët në mënyrë efikase janë edhe kufijtë e BE-së, përmes një “politike të rreptë, por të drejtë migracioni”, ai tha: “Kjo politikë pati efektin e reduktimit të hyrjes së emigrantëve në kufi dhe duke normalizuar situatën në ishuj, ne dërguam një mesazh se trafikantët nuk janë nën kontroll”.

Ministrja e Brendshme gjermane Nancy Faeser njoftoi të hënën se vendi do të rivendosë kontrollet në të gjithë kufijtë tokësorë për të frenuar migrimin e parregullt.

Të martën, kryeministri polak Donald Tusk kritikoi Gjermaninë për këtë veprim, duke thënë se veprime të tilla janë të papranueshme nga këndvështrimi polak.

AA