Gjenerallejtënant Igor Kirillov, kreu i forcave ruse të mbrojtjes rrezatuese, kimike dhe biologjike dhe ndihmësi i tij u vranë në një shpërthim në Moskë, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve TASS.
Shpërthimi u shkaktua nga një pajisje e vendosur në një skuter elektrik, konfirmoi Svetlana Petrenko, një zëdhënëse e Komitetit Hetues Rus.
"Një pajisje shpërthyese e vendosur në një skuter shpërtheu pranë hyrjes së një pallati në Ryazanskaya Avenue në Moskë", tha Petrenko.
Komiteti ka nisur një hetim penal për sulmin, shtoi zëdhënësja.
Trupat ruse të mbrojtjes radioaktive, kimike dhe biologjike, të njohura si RKhBZ, janë forca speciale që veprojnë në kushte të kontaminimit radioaktiv, kimik dhe biologjik.
TRT Balkan / agjencitë