MPK: Mbi 800 palestinezë janë vrarë në Gaza që nga fillimi i qershorit

MPK: Mbi 800 palestinezë janë vrarë në Gaza që nga fillimi i qershorit

MSF-ja ndau informacione rreth sulmeve ajrore dhe tokësore izraelite në Rripin e Gazës.
MPK: Mbi 800 palestinezë janë vrarë në Gaza që nga fillimi i qershorit / Photo: AA

Mjekët pa Kufij (MSF) thanë se më shumë se 800 palestinezë janë vrarë dhe 2.400 të tjerë janë plagosur në sulmet izraelite në Rripin e Gazës që nga fillimi i qershorit.

MSF-ja ndau informacione rreth sulmeve ajrore dhe tokësore izraelite në Rripin e Gazës, duke thënë se sulmet e tmerrshme në rajon, kishin shkaktuar nivele të papranueshme dhimbjesh dhe vuajtjesh dhe zbuluan një shpërfillje të qartë për jetën e palestinezëve.

Thuhet se javët e fundit, ka pasur shumë sulme ndaj objekteve shëndetësore të mbështetura nga MSF-ja në Rafah dhe në Gazën qendrore.

Duke i bërë thirrje Izraelit që "të ndalojë menjëherë masakrat", MSF-ja theksoi gjithashtu se aleatët e Izraelit, duke përfshirë ShBA-në, Britaninë e Madhe dhe vendet anëtare të Bashkimit Evropian, duhet të bëjnë presion ndaj Tel Avivit që të ndalojë sulmet e tij ndaj civilëve dhe infrastrukturës civile në Gaza.

Ata deklaruan se 274 palestinezë u vranë vetëm në sulmin e 8 qershorit, dhe më shumë se 60 të plagosur rëndë, u dërguan në spitalin Nasser, me mbështetjen e MSF-së.

Në të njëjtën ditë, u tha se 420 të plagosur dhe 190 të vdekur, përfshirë fëmijë, mbërritën në spitalin Al-Aksa. Sulmet izraelite në Rripin e Gazës, që nga 7 tetori kanë vrarë 37.232 palestinezë, duke përfshirë të paktën 15.517 fëmijë dhe 10.279 gra, ndërsa kanë plagosur 85.037 njerëz.

Sipas raportimeve, ka ende mijëra të vdekur nën rrënoja.

AA
Kjo faqe përdor cookies. Duke vazhduar të shfletoni faqen, ju pranoni përdorimin e cookies.Politika e Cookies
Pranoj