Në 24 orë u vranë 28 persona të tjerë nga sulmet izraelite në Gaza / Foto: AA Arkiv

Të paktën 28 ​​palestinezë janë vrarë dhe 51 janë plagosur në sulmet izraelite në Rripin e Gazës në 24 orët e fundit.

“Në 24 orët e fundit, forcat pushtuese izraelite kryen masakra të reja kundër familjeve në Rripin e Gazës, të cilat rezultuan në vrasjen e 28 personave dhe plagosjen e 51 të tjerëve”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza.

Në deklaratë thuhet se shumë viktima janë ende të bllokuar nën rrënoja dhe në rrugë, pasi shpëtimtarët nuk mund t'i arrijnë për shkak të sulmeve të vazhdueshme izraelite.

Në kundërshtim me vendimin e përkohshëm të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, Izraeli vazhdon sulmin e tij në Rripin e Gazës, në të cilin të paktën 34.596 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, janë vrarë që nga 7 tetori i vitit të kaluar dhe 77.816 persona janë plagosur.

AA