Thujase në të gjitha vendet e Evropës, po edhe konform Organizatës Ndërkombëtare të Punës, orari i përcaktuar për punë në javë është 40 orë.
Këto rregulla jo çdoherë zbatohen në përputhshmëri me dispozitat në fjalë.
Në BE, 7 për qind e njerëzve të punësuar kanë punuar me orar të gjatë, duke punuar zakonisht 49 orë ose më shumë në javë në punën e tyre kryesore në vitin 2022.
Greqia në krye
Në vendet e BE-së, Greqia kishte përqindjen më të lartë të punëtorëve me orar të zgjatur (12,6 për qind), e ndjekur nga Franca me (10,2 për qind), Qiproja (9,7 për qind), Italia dhe Portugalia me (9,4 për qind). Ndërkohë, normat më të ulëta janë shënuar në Bullgari (0,7 për qind), Lituani (0,8 për qind) dhe Letoni (1,3 për qind).
Sektorët me orar më të gjatë
Për dallim nga të punësuarit ku (4 për qind e totalit të punësuarve) punojnë më shumë se orari i punës, të vetëpunësuarit kanë një përqindje më të lartë të punës me orë të gjata (30 për qind e totalit të të vetëpunësuarve) në vendet e BE-së.
Për më tepër, orët e gjata të punës ishin më të zakonshme në mesin e punëtorëve të kualifikuar të bujqësisë, pylltarisë dhe peshkimit ku (28 për qind e totalit të punëtorëve të kualifikuar të tyre) dhe menaxherëve (24 për qind) krahasuar me çdo grup tjetër të madh të profesioneve (të gjithë me më pak se 8%) .