Norma vjetore e inflacionit në Gjermani ishte 7.9 për qind në gusht, që është një rritje e lehtë në krahasim me korrikun, kur ishte 7.5 për qind.
“Çmimet e energjisë janë rritur ndjeshëm që nga fillimi i luftës në Ukrainë dhe kanë pasur një ndikim të rëndësishëm në normën e lartë të inflacionit”, tha Destatis, zyra shtetërore e statistikave të Gjermanisë.
Çmimet e energjisë në gusht ishin më të larta për 35.6 për qind krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.
Çmimet e ushqimeve gjithashtu u rritën mbi mesataren, me 16.6 për qind.
"Një faktor tjetër me efektin e rritjes së çmimeve janë ndërprerjet në zinxhirët e furnizimit të shkaktuara nga pandemia COVID-19," thonë nga Destatis.
Banka Qendrore e Gjermanisë paralajmëroi javën e kaluar se norma vjetore e inflacionit të vendit mund të arrijë dyshifrore deri në vjeshtë.
Perspektiva për inflacionin mbeten "jashtëzakonisht tw pasigurta" për shkak të situatës së paqartë në tregjet e mallrave, paralajmëroi Bundesbank
Paralajmërim nga kreu i Bundesbank
Kujtojmë se presidenti i bankës qendrore gjermane, Bundesbank Joachim Nagel, së fundmi paralajmëroi se një recesion është i mundur nëse kriza energjetike përshkallëzohet.
"Nëse kriza energjetike përkeqësohet, një recesion duket si një sekuencë e mundshme dimrin e ardhshëm”, tha Nagel për të përditshmen gjermane "Rheinische Post".
Duke theksuar se ekonomia gjermane kishte performuar mjaft mirë në kushtet e vështira të gjysmës së parë të këtij viti, Nagel paralajmëroi se perspektiva ekonomike mund të përkeqësohej në gjysmën e dytë të vitit nëse shfaqen probleme shtesë të furnizimit për shkak të niveleve të ulëta të ujit.
Ai theksoi se inflacioni në Gjermani mund të arrijë në dhjetë për qind në muajt e vjeshtës dhe shtoi se normat e inflacionit dyshifror janë regjistruar për herë të fundit në vend më shumë se 70 vjet më parë.
1 Sht 2022
Në gusht inflacioni në Gjermani u rrit në 7.9 për qind
Çmimet e energjisë në gusht ishin më të larta për 35.6 për qind krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.
TRT Balkan / agjencitë
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
I zgjedhuri i Trumpit për shef të drejtësisë tërhiqet nga nominimi
Gaetz ishte në Kongresin Amerikan të mërkurën për t’u ulur me senatorët që ishin kyç për konfirmimin e tij për të udhëhequr Departamentin e Drejtësisë por pranoi se emërimi i tij është bërë një “shpërqendrim” për ekipin e tranzicionit të Trumpit.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore