Xhamitë edhe më tutje janë shënjestër e grupeve ekstreme neo-naciste apo të të majtëve, por këto sulme nuk hetohen në mënyrë të përgjegjëshme, thonë nga Grupi për të Drejtat e Njeriut – Brandeilig. Nga viti 2014 në Gjermani, janë regjistruar mbi 800 sulme të xhamive qofshin ata kërcënime apo sulme. Megjithatë, në të shumtën e rasteve dhuna nuk është hetuar plotësisht.
Ky grup i themeluar nga qendra e parë gjermane për njoftimin e sulmeve mbi xhamitë nga viti 2014 deri në vitin 2022 ka regjistruar mbi 840 incidente, kërcënime dhe vandalizëm.
Analiza e detajuar e dhunës nga viti 2018 ka treguar se akterët e këtyre ngjarjeve në të shumtën e rasteve kanë ngeluar pa u identifikuar, gjegjësisht kjo i ka nxitur sulmet e ardhëshme të neo-nacistëve dhe të majtëve ekstrëm mbi faltorët e muslimanëve.
Prej gjithësej 120 sulmeve mbi xhamitë të regjistruara në vitin 2012, vetëm në nëntë raste dhunuesit janë identifikuar.
“Ky numër është shkak për t’u brengos”, theksojnë ekspertët e Brandeilig-it, duke vënë në dukje se minimum 20 raste janë sulme me vendosjen e zjarreve ku të dyshuarit kanë synuar shkaktimin e vdekjes apo lëndimeve të rënda trupore.
Sipas ekspertëve nëpunësit policor shumë shpejtë arrijnë në ngjarje dhe mënjëherë fillojnë me ekspertizë, por siç thonë ata deri më sot po thuajse asnjë incident nuk është zgjidhur.
Sociologu dhe politikologu Yusuf Sari, për Anadolu Agency, deklaroi se gjysma e këtyre sulmeve janë bërë nga mbështetësit e të djathës ekstreme.
“Në të shumtën e rastëve kryerësit nuk janë arrestuar”, thotë Sari. Në bazë të këtyre zhvillimeve ai konstaton se këto kryerës edhe më tutje paraqesin rrezik për muslimanët.
“Po ashtu është me rëndësi të theksohet se komuniteti shpesh është i lënë vetëm pas sulmeve dhe nuk marrin asnjë lloj ndihme, as material, e as shpirtërore”, tha Sari.
Propozim i tij për zgjidhjen e këtij problem drejtuar autoriteteve gjermane është se si hapë të parë duhet pranuar rrezikun ekzistues për muslimanët.
“Në përgjithësi presim që autoritet të bëjnë më shumë në luftë kundër racizimit anti islam. Solidarizimi me komunitetin musliman duhet të shtohet, ndërsa këshillat e xhamive duhet të mbështetin, përfshi edhe mbështetjen financiar”, tha Sari.
Mirëpo, njëra prej pikave më të rëndësishme, sipas tij është zbardhja e rasteve dhe kapja e dhunuesve. Ndryshe, ai thotë se kjo do të jetë nxitje për raste të reja.
Nevoja për ndryshime
“Prezenca e numrit të vogël të të dyshuarve është alarmante”, tha ai. Mes tjerash sociologu Sari, shtoi se befasuese është se si autoritet gjermane deri më sot kanë arrestuar një numër të vogël të dhunuesve (kryerësve).
Qëndrimi i tij është se diçka duhet të ndryshohet, posaçërisht në këto çaste, nëse dëshirohet të parandalohen dëmet e mëtutjshme. Sulmet mbi xhamitë, sipas tij në asnjë rast nuk duhet nënvlerësuar.
Ekstremistët e majtë dhe mbështetësit e grupit terrorist YPG/PKK qëndrojnë pas disa sulmeve mbi xhamitë. Ndërkohë, pjesën dërmuese të këtyre sulmeve i kanë kryer ekstremistët e djathtë ose grupet neo-naciste.
Gjermania, shtet me mbi 83 milionë banorë renditet e dyta me popullatën më të madhe muslimane në Evropën Perëndimore, menjëherë pas Francës. Nga gjithësej 5,3 milionë muslimanë në Gjermani, 3 milionë prej tyre janë me prejardhje nga Türkiye.
21 Qer 2022
Neonacizmi në Gjermani: Për tetë vite mbi 800 sulme ndaj xhamive
Grupet neonaciste në Gjermani, të cilët i shënjestrojnë xhamitë e muslimanëve lëvizin të lirë. Sektori civil ngre alarmin për mos ndëshkimin e tyre
TRT Balkan / agjencitë
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Kryeprokurori i GjNP-së bën thirrje që të zbatohen urdhërarrestet
GjNP-ja nuk ka autoritet për të zbatuar mandatin e saj, por, teknikisht, secili nga 124 shtetet palë në Statutin e Romës duhet ta arrestojë kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, ish-ministrin Galant dhe kreun e Hamasit, Mohamed Deif.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore