Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu zhvilloi mbrëmë biseda me presidentin amerikan Joe Biden dhe presidentin e sapozgjedhur Donald Trump, duke i falënderuar për mbështetjen e tyre në marrëveshjen për lirimin e pengjeve izraelite.
“Netanyahu bisedoi mbrëmë me presidentin e sapozgjedhur amerikan Donald Trump dhe e falënderoi atë për ndihmën në avancimin e lirimit të pengjeve dhe për ndihmën ndaj Izraelit në përfundimin e vuajtjeve të dhjetëra pengjeve dhe familjeve të tyre,” thuhet në deklaratën e zyrës së tij.
Në deklaratë thuhet gjithashtu se Netanyahu dhe Trump u dakorduan të takohen në Uashington sa më shpejt të jetë e mundur.
Po ashtu, thuhet se Netanyahu zhvilloi një bisedë edhe me presidentin aktual amerikan Joe Biden, duke e falënderuar për ndihmën e tij në avancimin e marrëveshjes për lirimin e pengjeve.
Kryeministri dhe ministri i Jashtëm i Katarit, Mohammed bin Abdulrahman Al-Thani, njoftoi mbrëmë se është arritur një marrëveshje për armëpushim dhe shkëmbim të të burgosurve në Gaza, e cila do të hyjë në fuqi të dielën.
Armëpushimi vjen pas 467 ditëve të gjenocidit izraelit mbi Gazën, i cili, me mbështetjen e SHBA-së, ka shkaktuar vdekjen e mbi 156,000 personave, shumica prej tyre gra dhe fëmijë.