Ministria e Mbrojtjes e Türkiyes njoftoi se 7 terroristë të PKK/YPG-së u neutralizuan në rajonin e "Mburojës së Eufratit" në veri të Sirisë.
Në deklaratën e bërë nga ministria konfirmohet se Forcat e Armatosura Turke neutralizuan 7 terroristë të PKK/YPG-së të zbuluar në rajonin e "Mburojës së Eufratit" në veri të Sirisë.
"Do t'i vazhdojmë operacionet e paparashikueshme, të pazakonta, të shpejta dhe të vazhdueshme për eliminimin e terrorizmit në burimin e tij", thuhet në deklaratë.
AA