Më shumë se 100 persona u arrestuan në protestën që një grup kundër mbështetjes së SHBA-së ndaj Izraelit dhe shitjes së armëve Tel Avivit mbajti para shtëpisë së një senatori në New York, transmeton Anadolu.
Pas miratimit të paketës së ndihmës prej miliarda dollarësh për Izraelin nga Senati i SHBA-së, një grup anti Izraelit, përfshirë edhe aktivistë hebrenj, u mblodhën para shtëpisë së senatorit Chuck Schumer në New York.
Pjesëmarrësit e emërtuan protestën e tyre me ushqimin tradicional "seder", për shkak se ajo përkoi me festën e Pashkës hebraike (Pesach) dhe mbajtën të veshur bluza me mbishkrimet "Armëpushim i menjëhershëm" dhe "Ndaloni shitjen e armëve Izraelit".
Duke i bërë thirrje sentatorit Senatör Schumer për hedhjen e hapave që Izraelit të mos i shiten armë, protestuesit vazhduan protestën tyre duke bllokuar trafikun në rrugët e New Yorkut.
Ndërkaq, punonjësit e Departamentit të Policisë së New Yorkut (NYPD) që mbërritën në vendngjarje, arrestuan më shumë se 100 protestues pasi demonstruesit nuk donin të hapnin rrugën për trafikun.
Në pamjet e paraqitura në rrjetet sociale, shihet se pjesëmarrësit, përfshirë në mesin e tyre hebrenj të cilët kërkuan t'u jepen fund sulmeve të Izraelit ndaj Palestinës, u vunë në pranga dhe u larguan nga vendi i ngjarjes.
NYPD-ja nuk ndau informacion të detajuar në lidhje me numrin e personave të arrestuar.
Kujtojmë se Senati Amerikan dërgoi në Shtëpinë e Bardhë pasi miratoi paketën e ndihmës së jashtme në vlerë 95 miliardë dollarë, duke përfshirë 61 miliardë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën dhe 26 miliardë dollarë ndihmë ushtarake për Izraelin.