Një grup protestuesish kundër Izraelit ndërprenë fjalimin e Harris në ShBA. / Foto: AA Archive

Fjalimi parazgjedhor i zëvendëspresidentes së ShBA-së dhe kandidates demokrate për presidente, Kamala Harris, në Michigan u ndërpre nga një grup që protestonte ndaj politikës së ShBA-së për Izraelin.

Përderisa Harris mbante fjalim në shtetin e Michiganit, ku jetojnë një numër i madh i myslimanëve dhe arabëve amerikanë, u dëgjuan brohoritje në shenjë proteste nga grupi që mbështet Palestinën.

"Izraeli bombardon, Kamala paguan. Sot sa fëmijë do të vrisni?", brohoriti grupi.

"Të gjithë duam që kjo luftë të përfundojë sa më shpejt dhe pengjet të lirohen dhe unë do të bëj gjithçka që kam në dorë për ta arritur këtë", tha Harris pas protestës.

Pas incidentit, protestuesit u larguan nga zona e aktivitetit.

TRT Balkan / agjencitë