Të paktën një person humbi jetën dhe dhjetëra të tjerë u plagosën nga një tornado shkatërruese që goditi Perryton të Teksasit të enjten, njoftuan mediat lokale.
Autoritetet njoftuan se përpjekjet e kërkimit dhe të shpëtimit janë duke vazhduar. Dëme të mëdha u raportuan në gjithë zonën me shtëpi të shkatërruara, pemë të rrënuara dhe një kamion të përmbysur.
Rreth 50 mijë njerëz mbetën pa energji elektrike në Teksas dhe Oklahoma, sipas poweroutage.us.
Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott, nëpërmjet një postimi në Twitter tha se kanë angazhuar ekipet e reagimit emergjent për të ndihmuar të prekurit nga tornadot në Perryton.
AA