Norvegjia: Përgjegjësi për sulmimin e selisë së agjencisë së OKB-së në Kuds / Foto: AA

Norvegjia bëri thirrje për përgjegjësi pasi ekstremistët izraelitë sulmuan selinë e agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA) në Kudsin Lindor të pushtuar.

Duke shprehur se ishte "i tronditur" nga sulmi, kryediplomati norvegjez Espen Barth Eide tha në X: "Si vend pritës, Izraeli ka për detyrë të mbrojë personelin dhe ambientet e OKB-së në çdo kohë".

Komisari i Përgjithshëm të UNRWA, Philippe Lazzarini, tha se mbrëmë, ekstremistët izraelitë vunë zjarrin dy herë në perimetrin e selisë së agjencisë, teksa stafi ishte në kompleks, duke vënë jetën në rrezik serioz.

Protestuesit thërrisnin "digjni Kombet e Bashkuara" dhe stafi i OKB-së duhej ta shuante vetë zjarrin.

TRT Balkan / agjencitë