Numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite shkon në 34.305. / Foto: AA Archive

Tani në ditën e saj të 202-të, sulmet e ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës e kanë rritur në 34.305 numrin e palestinezëve të vrarë.

Në një deklaratë të Ministrisë palestineze të Shëndetësisë në Gaza, informohet lidhur me sulmet që Izraeli vazhdon prej gati 7 muajsh ndaj Rripit të Gazës.

Vetëm në 24 orët e fundit nga sulmet izraelite kanë humbur jetën 43 palestinezë, ndërsa 64 të tjerë janë plagosur.

Në sulmet që ushtria izraelite ka kryer kundër Rripit të Gazës që nga 7 tetori 2023 e deri më tani numri i personave që kanë humbur jetën ka arritur në 34.305, ndërsa i të plagosurve në 77.293 persona.

Më tej, theksohet se nën rrënoja dhe përreth rrugëve ende ka kufoma të të vrarëve dhe se ekipet shëndetësore dhe të Mbrojtjes Civile nuk kanë mundur të mbërrijnë tek trupat për shkak se pengohen nga forcat izraelite.

TRT Balkan / agjencitë