OKB-ja: Gjysma e misioneve humanitare në Gaza dështuan shkaku i Izraelit / Foto: AA

Gjysma e ndihmave humanitare të OKB-së, prej gjithësej 224 misione të nisura gjatë muajit shkurt në zonat e Gazës kanë arritur të hyjnë, kurse pjesa tjetër jo, njoftuan Zyrtarët e OKB-së.

Zëdhënësi i OKB-së, Stephane Dujarric, u tha gazetarëve se ata ndaluan operacionet në veri të Gazës pas zjarrit detar izraelit që goditi një autokolonë ushqimore të koordinuar nga OKB-ja që po shkonte atje më 5 shkurt.

Si rezultat, tha ai, vetëm 24 misione ndihme të OKB-së në ishin planifikuar në shkurt për në zonën veriore të Gazës, kurse vetëm gjashtë u lejuan nga autoritetet izraelite. Nga ana tjetër, Dujaric tha se nga 200 misionet e OKB-së të planifikuara për zonat në jug të Gazës, autoritet izraelite lejuan vetëm 105 njësi humanitare.

AA