OKB: Pushtimi rus vrau gjithsej 10 mijë civilë ukrainas. / Foto: AA Archive

Kombet e Bashkuara (OKB) njoftuan se që nga fillimi i luftës Rusi-Ukrainë në vitin 2022 e deri më tani janë vrarë 10 mijë civilë dhe janë plagosur 18.500 të tjerë.

Ndihmës sekretari i përgjithshëm për Evropën, Azinë Qendrore dhe Amerikën në Departamentin e Çështjeve Politike të OKB-së, Miroslav Jenca informoi vendet anëtare në një seancë të mbajtur në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

"Pushtimi rus i Ukrainës shkel Kartën e OKB-së dhe ligjin ndërkombëtar", deklaroi Jenca i cili tërhoqi vëmendjen se në mesin e viktimave ka qindra fëmijë. Ai tha se dhuna nuk do të përfundojë në një kohë të shkurtër.

"Që nga pushtimi rus i Ukrainës janë vrarë 10 mijë civilë dhe janë plagosur 18.500 të tjerë. Situata është shumë e vështirë për miliona ukrainas që do të presin dimrin në gjendje lufte për herë të dytë. Rreziku për përhapjen e konfliktit në Detin e Zi ende është i lartë", thekson Jenca.

"OKB-ja është e shqetësuar për shkeljet e ligjit ndërkombëtar në territoret ukrainase nën kontrollin rus", tha Jenca i cili shtoi se në rajon zyrtarët rusë kanë mbajtur zgjedhje, kanë emëruar gjykatës dhe kanë filluar të zbatojnë ligjet ruse.

"Praktikat për të shndërruar me forcë identitetet dhe institucionet janë të papranueshme. Mes sprovave globale dhe krizave, komuniteti ndërkombëtar nuk duhet të humbasë fokusin e tij për Ukrainën por duhet t'u japë fund dhimbjeve që populli ukrainas po vuan për shkak të kësaj lufte", tha ai.


TRT Balkan / agjencitë