Organizata terroriste PKK/YPG kryen sulme në Munbixh të Halepit në Siri / Photo: AA

Të paktën 2 persona humbën jetën dhe 2 të tjerë u plagosën në sulmin e kryer nga terroristët e PKK/YPG-së me një autobombë në Munbixh të provincës së Halepit në veri të Sirisë.

Një autobombë shpërtheu në qendrën e qarkut Munbixh, i cili u çlirua nga PKK/YPG-ja më 9 dhjetor, në kuadër të operacionit "Agimi i Lirisë" të nisur nga Ushtria Kombëtare Siriane (SNA).

Sipas njoftimeve të para, nga sulmi terrorist 2 persona kanë humbur jetën dhe 2 të tjerë janë plagosur.

Burimet e SNA-së raportuan se sulmin është kryer nga elementë të PKK/YPG-së.

Për më tepër, elementë të organizatës kanë shtuar sulmet e tyre ndaj forcave të SNA-së rreth Digës Tishrin në juglindje të qarkut që nga 20 dhjetori.

Terroristët, të cilët përdorin gjithashtu armë të rënda si raketat "Grad", përpiqen të kryejnë sulme të papritura nga tunelet nën Munbixh.

TRT Balkan / agjencitë