Organizata terroriste PKK/YPG sulmon me raketa rajonin Jarabulus në Siri

Organizata terroriste PKK/YPG sulmon me raketa rajonin Jarabulus në Siri

Në sulm u plagosën 9 persona, përfshirë në mesin e tyre edhe fëmijë.
Organizata terroriste PKK/YPG sulmon me raketa rajonin Jarabulus në Siri / Photo: AA

Nëntë civilë u plagosën si pasojë e një sulmi me raketa nga organizatat terroriste PKK/YPG ndaj qytezës Jarabulus në veri të Sirisë, që u pastrua nga terrorizmi përmes operacionit "Mburoja e Eufratit".

Terroristët e PKK/YPG-së, që kanë pushtuar zonën Zor Magar në lindje të Lumit Eufrat, shënjestruan rajonin Jarabulus me raketa Grad.

Në sulm u plagosën 9 persona, përfshirë në mesin e tyre edhe fëmijë.

Qendra e qytezës Jarabulus u çlirua nga organizata terroriste DEASh në ditën e parë të operacionit "Mburoja e Eufratit", i cili filloi më 24 gusht 2016.

Organizata terroriste PKK/YPG, nga territoret që ajo ka pushtuar në lindje të Lumit Eufrat kryen shpesh herë sulme ndaj Munbixh dhe Jarabulus.

TRT Balkan / agjencitë