Kryesuesi me Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) dhe kryediplomat i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, pas vizitës së djeshme në Gjeorgji, sot vazhdon vizitën e tij në Kaukazin e Jugut me takime me përfaqësues të lartë të Azerbajxhanit.
Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut dhe njëherësh kryesues i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Bujar Osmani, u bëri thirrje Azerbajxhanit dhe Armenisë të formojnë urgjentisht komunikim të drejtpërdrejtë.
Osmani i cili ndodhet për vizitë në Azerbajxhan zhvilloi takim me presidentin Ilham Aliyev dhe me ministrin e Jashtëm, Jeyhun Bayramov.
Pas takimeve ndërmjet delegacioneve Osmani në konferencë për media, folin për çështjen e minave në rajonin që Azerbajxhanit e çliroi nga pushtimi i Armenisë dhe theksoi se OSBE-ja ka përvojë të madhe në çështjen e pastrimit të minave dhe se do të bëjnë më të mundurën për të dhënë mbështetje për Azerbajxhanin në këtë çështje.
Ai shprehu ngushëllimet e tij për ushtarët që humbën jetën në konfliktin e përjetuar dje në kufirin e Armenisë dhe Azerbajxhanit.
"Ne u bëjmë thirrje palëve të formojnë urgjentisht komunikim të drejtpërdrejtë. Kam ardhur në rajon për të inkurajuar paqen dhe bashkëpunimin me bazë paqen. OSBE-ja mund të sigurojë përvojën dhe burimet e saj për sigurimin e këtij komunikimi. Përpjekjet tona duhet t'i fokusojmë në paqe. Sigurimi i paqes mes Azerbajxhanit dhe Armenisë është i rëndësishëm. Në rajon duhet të vijë paqja. Edhe azerbajxhanasit edhe armenët e meritojnë paqen", tha Osmani.
Armenia ka bërë provokime politike dhe ushtarake
Ministri i Jashtëm i Azerbajxhanit, Jeyhun Bayramov, tha se Armenia ka bërë provokime politike dhe ushtarake edhe kur nga ndërmjetësit janë ndërmarrë hapa për normalizimin e marrëdhënieve, ku edhe konfliktet e shënuara dje në kufi janë provokim i planifikuar.
Ai tha se komandanti dhe zv/komandanti i njësisë së forcave speciale të Armenisë kanë qenë të pranishëm në vendin e ngjarjes në konfliktin e djeshëm dhe se provokimi ka filluar me urdhrin e tyre.
"Armenia duhet të distancohet nga hapa të tillë të papërgjegjshëm dhe të rrezikshëm sepse përgjigjja dhe pasojat e kësaj mund të jenë shumë të rënda për Armeninë. Duam që partnerët tanë ndërkombëtarë t'ia përcjellin hapur Armenisë mesazhin tonë", tha Bayramov.