Parlamenti Evropian nuk miratoi buxhetin e Frontex, Agjencisë për ruajtjen e kufijve të Bashkimit Evropian, emri i të cilit përmendet me skandalet për kthimin prapa të emigrantëve në Detin Egje.
Në votimin e raportit për buxhetin e Frontex për vitin 2020 në Asamblenë e Përgjithshme të PE-së, që u mblodh në qytetin Strazburg të Francës, 345 deputetë kërkuan refuzimin e buxhetit, ndërsa 284 deputetë kërkuan miratimin e tij.
Deputetët Evropianë kritikuan Frontex-in për “gabime të rënda” nën drejtimin e ish-drejtorit të saj, Fabrice Leggeri, i cili dha dorëheqjen në muajin prill.
“Frontex nuk ka kryer punimet e nevojshme për të garantuar të drejtat themelore të emigrantëve dhe refugjatëve”, thanë deputetët, duke theksuar se agjencia ka luajtur rol në kthimin prapa në mënyrë të paligjshme të rreth 1 mijë emigrantëve në periudhën mars 2020 - shtator 2021.
Gjithashtu, deputetët kanë theksuar se kanë përjetuar “tronditje dhe shqetësim të thellë” pasi një punonjës i Frontex-it kreu vetëvrasje pas pretendimeve për ngacmim seksual dhe se në vitin 2020 në institucion janë raportuar 17 raste të ngacmimit seksual, prej të cilave 15 janë lënë pezull dhe nuk janë ndjekur.
Skandalet e Frontex-it
Lajmet lidhur me ngjarjet e kthimeve prapa të migrantëve ku janë të përfshirë roja bregdetare greke dhe Frontex-i, janë paraqitur në shtypin ndërkombëtar që nga viti 2020. Sipas këtyre lajmeve, anijet e rojës bregdetare greke pengojnë, dëmtojnë, madje edhe i fundosin gomonet e emigrantëve që duan të kalojnë nga Türkiye në Greqi, ndërkohë që Frontex-i i ka injoruar këto.
Frontex-i dhe administrata e saj pas kësaj janë vënë në shënjestrën e kritikave, hetimeve dhe kërkesave për shpjegim në Bruksel dhe akuzat nuk janë ndalur pavarësisht se është arritur në përfundimin se nuk janë parandaluar shkeljet e të drejtave themelore.
Këto lajme u mbështetën me shumë prova të tilla si dëshmi të dëshmitarëve, regjistrime video dhe pamje satelitore. Është theksuar se në bazën e të dhënave të Frontex ka të dhëna për qindra emigrantë të parregullt që janë shtyrë prapa në Egje.
Lidhur me kthimet prapa, edhe Türkiye ndodhej në mesin e atyre që reagonin ndaj Greqisë dhe Frontex. Zyrtarët turq shpeshherë kanë theksuar se shtyrjet prapa janë çnjerëzore.
Së fundmi, raporti i zyrës së BE-së kundër korrupsionit (OLAF) zbuloi se Frontex-i ka mbuluar kthimet prapa të emigrantëve në ujërat territoriale turke të kryera në mënyrë të paligjshme nga roja bregdetare greke.
Sipas raportit që ka rrjedhur në shtypin evropian, zyrtarët e lartë të Frontex kanë fshehur nga zyrtarët përgjegjës për të drejtat themelore të institucionit rastet e shkeljeve të mundshme të të drejtave të njeriut.
18 Tet 2022
Parlamenti Evropian nuk miraton buxhetin e Frontex-it
Në një votim të martën, Parlamenti Evropian me 345 vota kundër dhe 284 pro, kundërshtoi buxhetin e Frontex-it, në një votim që vjen si protestë simbolike ndaj raporteve për shkeljen e të drejtave të njeriut.
AA
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.