Dhoma e Lartë e parlamentit rus ratifikoi aneksimin e katër rajoneve ukrainase si pjesë integrale të Rusisë, pasi Moska po synon aneksimin formal të territorit të pushtuar gjatë ofanzivës shtatëmujore në Ukrainë.
Në seancën e së martës, Këshilli Federal në mënyrë unanime ratifikoi legjislacionin për aneksimin e rajoneve të Donesk-ut, Luhansk-ut, Kherson-it dhe Zaporizhzhia-s, pas votimit të ngjashëm në Duma-n ruse, Dhomën e Ulët të parlamentit, një ditë më parë.
Dokumentet tani i kalojnë Kremlinit, ku pritet nënshkrimi përfundimtar i presidentit Vladimir Putin, për aneksimin formal të katër rajoneve, që përfaqësojnë rreth 18 për qind të territorit të Ukrainës të njohur ndërkombëtarisht.
Rusia shpalli aneksimin pas mbajtjes të referendumeve, siç i quan ajo, në rajonet e okupuara në Ukrainë. Qeveritë perëndimore dhe Kievi thanë se votimi ishte në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, nën presion dhe jopërfaqësues.
Kremlini akoma nuk ka dizajnuar formalisht kufijtë e rajoneve të reja – një pjesë e madhe e të cilëve janë nën kontrollin e forcave ukrainase. Është ende e paqartë se si do të demarkojë Rusia kufijtë e saj ndërkombëtar pas kompletimit të aneksimit.
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha të hënën se po zhvillohen konsultime për sa u përket kufijve të rajoneve Zaporizhzhia dhe Kherson.
Rusia nuk ka kontroll të plotë ndaj asnjë prej katër rajoneve.
4 Tet 2022
Parlamenti rus ratifikon aneksimin e katër rajoneve ukrainase
Dokumentet tani i kalojnë Kremlinit, ku pritet nënshkrimi përfundimtar i presidentit Vladimir Putin, për aneksimin formal të katër rajoneve, që përfaqësojnë rreth 18 për qind të territorit të Ukrainës të njohur ndërkombëtarisht.
TRT World
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.