Presidenti rus Putin u takua me liderin e Koresë së Veriut Kim / Photo: AA

Presidenti rus Vlladimir Putin u takua sot me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un.

Kremlini tha se Putin dhe Kim u takuan në Kozmodromin Vostochny, një strukturë moderne lëshimi në hapësirë ​​në rajonin Amur të Lindjes së Largët Ruse.

Kim, i cili u takua nga Putin në bazë, falënderoi presidentin rus që e ftoi atë në Rusi, pavarësisht orarit të ngjeshur.

Duke vënë në dukje se vizita u zhvillua në një datë të rëndësishme për Korenë e Veriut, Putin tha:

"Më vjen shumë mirë që ju shoh. Këto ngjarje të rëndësishme janë 75 vjetori i themelimit të Republikës, 70 vjetori i Luftës së Madhe për Pavarësi dhe 75 vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike."

Drejtuesit vizituan objektet e bazës së re dhe inspektuan punishten e montimit të raketës së kompleksit "Angara" dhe kompleksin e lëshimit.

Gjatë turneut të Putinit dhe Kim në objektet, presidenti i Agjencisë Federale Ruse të Hapësirës (Roscosmos) Yuri Borisov dhe Drejtori i Përgjithshëm i Qendrës Operative për Infrastrukturën Hapësinore Nikolai Nesterchuk dhanë një prezantim.

Kim mbërriti në zonën ku ndodhet Kozmodromi Vostochny me një tren special.

Pas vizitës në bazën hapësinore, liderët e dy vendeve zhvilluan bisedime me pjesëmarrjen e delegacioneve të tyre.


AA