Pas 15 viteve rikthehen të reshurat e borës në qytetin Annab në Algjeri

Pas 15 viteve rikthehen të reshurat e borës në qytetin Annab në Algjeri

Algjerianët reshjet e borës i pritën të lumtur dhe i shfrytëzuan për të vizituar skiqendrat në rajon.
Pas 15 viteve rikthehen të reshurat e borës në qytetin Annab në Algjeri. / Photo: AA

Provinca Buleyde në Algjeri është përfshirë nga të reshura të dendura të borës.

Algjerianët reshjet e borës i pritën të lumtur dhe i shfrytëzuan për të vizituar skiqendrat në rajon. Temperatura në Algjeri do të zbresë deri në dy gradë këto ditë.

Sipas parashikimeve reshjet e borës do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Për shkak të borës, disa rrugë në Algjeri janë mbyllur.

Dëbora ra në zonat malore në veri dhe qendër të Algjerisë.

Bora vazhdoi të bjerë në shumicën e shteteve lindore të Algjerisë, duke krijuar skena të bukura në shumë zona malore dhe madje edhe bregdetare, pasi bora u kthye në brigjet e qytetit Annab pas një pauze prej më shumë se 15 vitesh.

Është një fenomen i rrallë që bora mund të shihet në kombinim me ujin e kaltër të detit në plazhin Wadi al-Zuhur në anën perëndimore të territorit të Algjerisë.

TRT Balkan / agjencitë