Pentagoni: Sulmi i Ukrainës në Kursk nuk përshkallëzon tensionet       / Foto: AA

Departamenti Amerikan i Mbrojtjes (Pentagon) ka mbrojtur idenë se sulmet e nisura nga ushtria ukrainase në rajonin Kursk të Rusisë nuk e përshkallëzojnë tensionet në rajon.

Zv.zëdhënësja e Pentagonit, Sabrina Singh, iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në konferencën për shtyp, ku bëri të ditur se Ukraina ka kaluar në veprim në Kursk për të "mbrojtur veten".

Ajo pretendoi se këto sulme nuk e kanë rritur tensionin në rajon.

Singh theksoi se ShBA-ja nuk mbështet sulmet me rreze të gjatë dhe vuri në dukje se sulmet e Ukrainës në Kursk janë më shumë një zjarr i kryqëzuar dhe se kjo nuk është në kundërshtim me politikat e ShBA-së.

Çfarë ka ndodhur?

Mes dy ushtrive u shënuan përleshje të ashpra pas sulmeve që ushtria ukrainase nisi në rajonin Kursk të Rusisë më 6 gusht. Është njoftuar se 4 persona kanë vdekur dhe rreth 30 të tjerë janë plagosur në sulmin e ushtarëve ukrainas në rajon.

Më 7 gusht u shpall gjendje emergjente për shkak të përleshjeve në rajonin e Kurskut.

Presidenti rus, Vlladimir Putin, zhvilloi një takim me zyrtarë të sigurisë në lidhje me situatën në rajonin e Kurskut dhe nga qeveria ruse kërkoi të ndërmarrë hapat e nevojshëm për ofrimin e mbështetjes për civilët.

TRT Balkan / agjencitë