Për 9-të muaj luftë në Gaza janë vrarë 38.193 palestinezë nga izraelitët / Photo: AA

Numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023 ka arritur në 38.193.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza publikoi informacionin e fundit për sulmet izraelite në Rripin e Gazës, të cilat po vazhdojnë prej 276 ditësh.

Mësohet se vetëm në 24 orët e fundit ushtria izraelite kreu tre masakra në pjesë të ndryshme të Gazës ku mbetën të vrarë 40 palestinezë dhe 75 të plagosur.

Numri i përgjithshëm i palestinezëve të plagosur në sulmet izraelite që nga 7 tetori 2023 është rritur në 87.903.

Në njoftim thuhet se ka ende trupa të pajetë nën rrënoja dhe në anë të rrugës, por për shkak të pengesave izraelite, ekipet mjekësore dhe pjesëtarët e mbrojtjes civile nuk mund t'i arrijnë.

Duke shkelur një rezolutë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që kërkon armëpushim të menjëhershëm, Izraeli është përballur me dënimin ndërkombëtar në mes të ofensivës së tij brutale të vazhdueshme në Rripin e Gazës, nisur pas një sulmi nga grupi i rezistencës palestineze Hamas më 7 tetor të vitit të kaluar.

Izraeli është akuzuar për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, vendimi i fundit i së cilës urdhëroi autoritetet izraelite të ndalonin menjëherë operacionin ushtarak në qytetin jugor të Rafahut.

TRT Balkan / agjencitë