Pesë uebfaqet më të vizituara në botë. / Photo: AA

Me mbi 1 miliardë faqe interneti aktive në mbarë botën, tri faqe të reja hidhen në qarkullim çdo sekondë, me Google, YouTube, Facebook, Instagram dhe Twitter që shfaqen si faqet më të vizituara në internet.

Sipas të dhënave nga uebfaqja e ndërtimit të faqeve të internetit Siteefy, 10.500 faqe interneti hapen çdo orë në mbarë botën, 175 çdo minutë ose tri për çdo sekondë.

Ndër faqet e internetit në mbarë botën, 18% (afërsisht 202 milionë) prej tyre përdoren në mënyrë aktive.

Çdo ditë krijohen 252.000 faqe interneti të reja, që janë të barabarta me 10.500 faqe në orë, 175 në minutë dhe tri në sekondë që aktivizohen.

Faqet më të vizituara

Bazuar në të dhënat nga similarweb.com, “google.com” është faqja më e vizituar globalisht, e ndjekur nga “youtube.com”, “facebook.com”, “instagram.com” dhe “twitter.com”.

Sa i përket kohëzgjatjes mesatare të vizitave, përdoruesit shpenzojnë afërsisht 10 minuta e 38 sekonda në Google, 20 minuta e 25 sekonda në YouTube, 10 minuta e 43 sekonda në Facebook, 8 minuta e 22 sekonda në Instagram dhe 10 minuta e 47 sekonda në Twitter.

64,9% e popullsisë së botës përdor internetin

Sipas Statistas, një kompani gjermane për mbledhjen e të dhënave, që nga prilli, 64,9% (5,18 miliardë) e popullsisë së botës përdor internetin dhe 59,9% (4,8 miliardë) përdorin rrjetet sociale. Evropa Veriore ka normat më të larta të qasjes në nivel global.

Vendet me qasjen më të lartë në internet përfshijnë Norvegjinë, Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, të gjitha me 99%. Azia kryeson në totalin e përdoruesve të internetit me 2,93 miliardë, e ndjekur nga Evropa me 750 milionë përdorues.

TRT Balkan / agjencitë