Piloti amerikan i vuri flakën vetes pranë ambasadës izraelite në Uashington

Piloti amerikan i vuri flakën vetes pranë ambasadës izraelite në Uashington

Personi i vetëdjegur është shtruar në spital dhe ndodhet në gjendje kritike.
Piloti amerikan i vuri flakën vetes pranë ambasadës izraelite në Uashington / Photo: AA

Një anëtar aktiv i Forcave Ajrore të ShBA-së i vuri flakën vetes të dielën jashtë ambasadës izraelite në Uashington,në shenjë proteste kundër luftës në Gaza.

Zyrtarët e Shërbimit Mjekësor të Urgjencës dhe Zjarrfikësve të Uashingtonit, për AA deklaruan se Departamenti i Zjarrfikësve të Uashingtonit u njoftua rreth orës 13:00 sipas kohës lokale.

“Unë nuk do të jem më bashkëpunëtor në gjenocid. Unë jam gati të përfshihem në një akt ekstrem proteste, por, në krahasim me atë që njerëzit kanë përjetuar në Palestinë nga duart e kolonizatorëve të tyre, nuk është aspak ekstreme. Kjo është ajo që klasa jonë në pushtet ka vendosur se do të jetë normale", tha 25-vjeçari Aaron Bushnell përpara se t'i vinte flakën vetes.

Zjarri u shua nga personeli i Shërbimit Sekret dhe Bushnell u dërgua më pas në një spital të zonës për shkak të "lëndimeve kritike të rrezikshme për jetën", tha Departamenti i Shërbimeve Mjekësore të Emergjencave dhe Zjarrfikësve të DC.

Sipas autoriteteve, hetimet vazhdojnë.

AA