Në Munbixh të provincës Halep në Siri, e cila është nën pushtimin e organizatës terroriste PKK/YPG, tregtarët mbyllën dyqanet e tyre për të protestuar kundër ndalimit të paligjshëm të organizatës terroriste PKK/YPG dhe ndalimit të civilëve me forcë.
Pothuajse të gjithë tregtarët e qendrës së qarkut iu përgjigjën thirrjeve të bëra në rrjetet sociale nga banorët e Munbixhit për mbylljen e dyqaneve. Tregtarët, të cilët kundërshtuan praktikat e organizatës terroriste PKK/YPG të rekrutimit me forcë të të rinjve në Munbixh dhe arrestimeve të paligjshme, reaguan ndaj organizatës duke mbyllur dyqanet e tyre.
Dyqanxhinjtë nga Munbixhi kishin mbyllur dyqanet edhe në vitet e kaluara dhe protestuan kundër veprimeve të organizatës kundër popullit të rajonit. Organizata terroriste PKK/YPG në Munbixh, popullsia e së cilës është 99 për qind arabe, po ngacmon popullsinë civile me imponimet e saj.
Banorët e Munbixhit, të cilët kundërshtojnë rekrutimin me forcë të të rinjve nga PKK/YPG-ja nën emrin e "rekrutimit" dhe ndalimit të paligjshëm, organizojnë demonstrata herë pas here. Organizata terroriste ndalon vajza dhe djem të rinj për periudha rreth një viti nën të ashtuquajturin "shërbim i detyrueshëm ushtarak".
Kjo është mënyra se si PKK/YPG-ja rekruton me forcë fëmijë dhe të rinj arabë në rajonet e pushtuara Munbixh, Aynularab (Kobani), Qamishli, Malikiyye, Dirbasiye, Haseke, Raqqa dhe Deir ez-Zor.