Mbështetësit e organizatës terroriste PKK në Paris plagosën të premten të paktën gjashtë oficerë policie gjatë përleshjeve dhe të shtënave masive vdekjeprurëse, sipas mediave lokale.
Policia iu përgjigj me gaz lotsjellës dhunës nga mbështetësit e grupit terrorist.
Në fushatën e saj terroriste më shumë se 35-vjeçare kundër Türkiyes, PKK e listuar si një organizatë terroriste nga Türkiye, ShBA-ja dhe BE-ja kanë qenë përgjegjëse për vdekjen e më shumë se 40.000 njerëzve, duke përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja.
Ndonëse normalisht është i ndaluar zyrtarisht, grupi terrorist ka gjithashtu një prani në shumë vende evropiane.
Dhuna nisi në zonë pasi ministri i Brendshëm francez Gerald Darmanin vizitoi vendin e të shtënave në rrugën Enghien në qendër të Parisit.
Një person i armatosur 69-vjeçar në Paris kishte hapur zjarr më herët, duke vrarë të paktën tre persona dhe duke plagosur tre të tjerë, raportojnë mediat lokale.
Atij tashmë i është caktuar masa e paraburgimit dhe ka nisur hetimi.
Motivimet e të shtënave në Paris mbeten të panjohura, tha Darmanin.
Do të hetohen motivet e dyshuara raciste pas sulmit, tha gjithashtu prokurorja e Parisit Laure Beccuau.
23 Dhj 2022
Plagosen gjashtë oficerë policie nga terroristët e PKK-së në Paris
Dhuna nisi në zonë pasi ministri i Brendshëm francez Gerald Darmanin vizitoi vendin e të shtënave në rrugën Enghien në qendër të Parisit.
AA
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore