Policia greke ndaloi 27 studentë që protestuan në mbështetje të Palestinës. / Foto: Reuters

Janë ndaluar 27 studentë që protestuan në mbështetje të Palestinës në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Athinës.

Sipas lajmeve të televizionit grek ERT, policia ka ndërhyrë gjatë protestës, e cila ka ardhur në Fakultetin e Drejtësisë i shoqëruar nga prokurori.

Pas konfliktit, policia ka ndaluar 27 studentë.

Gjatë një proteste të mbajtur mbrëmjen e djeshme para Universitetit të Athinës me ftesë të sindikatës studentore, studentët kërkuan që Izraeli të ndalonte sulmet ndaj Palestinës dhe bënë thirrje për paqe.

Para godinës së Universitetit të Athinës u ngritën tenda, ndërsa protesta, e cila filloi me një koncert duke kënduar këngë miqësie dhe paqeje, pritej të vazhdonte gjatë gjithë natës.


TRT Balkan / agjencitë