Sipas të dhënave të Entit Qendror Statistikor të Polonisë, vitin e kaluar kanë lindur vetëm 305 mijë fëmijë, që është shifra më e ulët nga Lufta e Dytë Botërore.
Numri i popullatës është ulur për 141 mijë gjatë vitit 2022, në 37,77 milionë. Rënia e numrit të popullatës regjistrohet në mënyrë të vazhdueshme që nga viti 2012, me përjashtim të një rritje të lehtë në vitin 2017.
Ulja e natalitetit në 2022 është si rezultat i 448 mijë vdekjeve dhe rreth 305 mijë lindjeve.
"Shkalla e fertilitetit ra nga 1,39 në 2020 në 1,33 në 2021, pra 100 gra në moshë fertiliteti (15 deri në 49 vjeç) kanë lindur 133 fëmijë", njoftoi Enti Qendror i Statistikave.
Të dhënat tregojnë gjithashtu se është regjistruar edhe rënie e numrit të martesave me 10 për qind midis 2011 dhe 2021, ndërsa numri i partneriteteve informale ka shënuar rritje me tri të katërtat.
Mes viteve 2011 dhe 2021, numri i martesave është ulur për 841 mijë. E rëndësishme është të theksohet se numri i martesave me fëmijë është ulur me 1,2 milion, ndërsa numri i martesave pa fëmijë është rritur me rreth 373 mijë.
Midis 2011 dhe 2021, numri i marrëdhënieve informale u rrit ndjeshëm, me 75 për qind në rreth 553 mijë dhe u referohet çifteve me dhe pa fëmijë.