Polonia planifikon të ndërtojë tre termocentrale bërthamore me gjashtë reaktorë si pjesë e programit të saj të energjisë bërthamore, njoftoi të dielën kryeministri polak, Mateusz Morawiecki.
Sipas agjencisë polake të lajmeve PAP, Morawiecki tha se programi bërthamor i vendit ka të bëjë me garantimin e sigurisë energjike.
Morawiecki konfirmoi në Twitter më 28 tetor se Varshava do të angazhojë kompaninë amerikane Westinghouse për të ndërtuar centralin e saj të parë bërthamor.
"Termocentralet bërthamore do të na ndihmojnë të jemi të pavarur nga tekat e tregut, tregtarëve të energjisë dhe motit", tha ai.
Morawiecki konfirmoi gjithashtu se investimi i energjisë bërthamore "nuk do të thotë se Polonia nuk do të zhvillojë burime të rinovueshme të energjisë".
"Megjithatë, ne kemi nevojë për energji të qëndrueshme, e cila sot sigurohet nga qymyri", shtoi ai.
31 Tet 2022
Polonia planifikon të ndërtojë 3 centrale bërthamore me 6 reaktorë
Kryeministri polak, Mateusz Morawiecki, konfirmoi në Twitter më 28 tetor se Varshava do të angazhojë kompaninë amerikane Westinghouse për të ndërtuar centralin e saj të parë bërthamor.
AA
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.