Presidenti i Venezuelës Maduro akuzon WhatsApp-in për 'spiunazh' / Photo: AA

Presidenti i Venezuelës Nicolas Maduro ka akuzuar WhatsApp-in si një sistem spiunazhi dhe këshilloi njerëzit të kalojnë në aplikacione të tjera.

Gjatë një takimi me përfaqësues të sektorëve të peshkimit dhe bujqësisë në Pallatin Presidencial Miraflores në Karakas, Maduro komentoi çështjet aktuale.

“WhatsApp ua dha listën që ka në Venezuelë trafikantëve kolumbianë të drogës dhe ata bënë një punë spiunazhi për muaj të tërë”, tha Maduro.

Ai vuri në dukje se rrjeti social u përdor për “luftë psikologjike, kërcënoi miliona liderë, komunitete, familje ushtarake dhe policore, sportistë, artistë dhe këdo që nuk foli në favor të grushtit të shtetit dhe dhunës".

Duke u rekomanduar venezuelianëve WeChat dhe Telegram, Maduro u bëri thirrje njerëzve që të largohen vullnetarisht nga WhatsApp dhe të kalojnë në rrjete të tjera.

Pavarësisht embargove të padrejta ekonomike dhe vështirësive të vendosura në Venezuelë, Maduro pretendoi se ata kanë arritur suksese të mrekullueshme në prodhimin bujqësor.


AA